Imazhet me Ai, një trend në rritje
Me avancimin e intelegjencës artificiale ne si print studio së fundmi kemi vërejtur një trend të ri tek klientët tanë.
Numri i klientëve tanë të cilët na dërgojnë imazhe të cilat i kanë gjeneruar vetë me ndihmën e intelegjencës artificiale ka shkruar duke u rritur. Ka shum klient që na dërgojnë imazhet e sa po gjeneruara dhe kërojnë që të njejtat të printohen në gota, në termosa, apo në ndonjë notes apo t-shirt bluzë.
Kjo pa dyshim se është një lehtësim për ne si studio kur klienti vjen me dizajn të gatshëm dhe ne bëjmë vetëm punën tonë teknike. Mirëpo, problemet fillojnë nëse klienti nuk e kupton ose nuk e din përgjigjjen e saktë të pyetjes që do ta parashtojmë në vazhdim.
Pse imazhet e Ai duken bukur në telefon, por dështojnë në print ?
Imazhet e Ai zakonisht gjenerohen në rezolucion të ulët si për shembull ( 72 ose 96 dpi ) dhe kur këto imazhe dërgohen për printim ato duken më të zbehta dhe më të turbulluara. Prandaj, para se ta dergoni një imazh për print ju duhet ta përgaditni të njejtin duke ndjekur disa hapa.
Si ta përgadisim një imazh Ai për printim sa më cilësorë ?
Hapi i parë : Përdorni një ”Ai image upscaler”
Përdorni vegla falas si Bigjpg, VanceAI, ose Upscayl për ta rritur rezolucionin e imazhit tuaj në 4K ose në 300dpi, para se ta dergoni për print. Kjo do të ndihmojë shum në cilësinë e asaj çfar do të printohet.
Hapi i dytë : Formati i ngjyrave
Kur gjeneroni një foto me Ai duhet të keni parasysh që ekranet e telefonave dhe printerët profesional përdorin gjuhë të ndryshme të ngjyrave. Kshtuqë, para se të dërgoni një imazh për printim është mirë që të bëni konvertimin nga RGB në CMYK përmes Adobe Photoshop ose ndonjë programi apo shërbimi tjetër online pa pagesë.
Ne, si partner serioz për realizimin e ideve tuaja Ai për print në Shkup
Pas gjitha këtyre sygjerimeve nëse akoma ndiheni të pa sigurt për rregullumin e ai imazheve tuaja na kontaktoni dhe sigurisht se ne e marrim për sipër përgaditjen editimin dhe përsosjen e imazheve dhe ideve tuaja për printim të dhuratave, ose produkteve tjera nga asortimani ynë i gjërë.
Në vazhdim po e postojmë një foto nga disa ftesa për ditëlindje, të gjeneruara me Ai dhe që klienti na i ka dërguar për ti printuar disa dhjetra copë. Pas korigjimeve dhe përgaditjeve të kryera nga ana jonë shikoni se si duket produkti finat i ftesave të printuara me ai dizajn dhe në format A5 me letër 250 gramshe :
