Shitja online e gotave keramike dhe problemi me transportin
Gotat keramike të personalizuara janë një produkt mjaft i fuqishëm që shitet online sidomos disa ditë apo javë para festave të caktuara si për shembull krishtlindjet, viti i ri, ramazani, bajrami, festa shtetërore, ditëlindje dhe festa të ndryshme. Mirëpo, gjatë punës tonë online ne përveç se marrim numër të konsiderueshëm të porosive ne përballemi edhe me një problem i cili ndodhë gjatë transportit të pakove nga print shop-i ynë e deri tek destinacioni i fundit, adresa e klientit.
Kokëdhimbja e jonë më e madhe është kur pakot me gota dëmtohen, thehen ose deformohen gjatë procesit të transportit, me çka klientët më pas me plot të drejtë reagojnë. Kjo çdoherë ndodh për fajin e shërbimit postal, mirëpo pas shum ankesave deri tek këto kompani këtu në Maqedoninë e Veriut ata si gjithmonë nuk marrin përgjegjësi për dëmtimet e tilla dhe gishtin e drejtojnë gjithmonë kah procesi i paketimit joadekuat. Sidoqoftë, ne e pranuam këtë realitet dhe u fokusuam në atë se si ta bëjmë paketimin sa më të sigurtë e për të mos thënë ”sa më të çeliktë”.

Procesi i paketimit të mirëfilltë
Në fillim, për paketimin e gotave u furnizuam me kuti speciale nga kartoni, të cilat ishin apostafat të prodhuara dhe të dizajnuara për ta paketuar në mënyrë mjaft komode një gotë keramike standarde me madhësi 11 oz dhe me dimensione 11 x 10 x 9 cm.
Kutia e kartonit dukeshte kështu, shiko foton në vazhdin :

Përveç kësaj, ne si opcion shtesë të paketimit e bëmë mbështjelljen e kësaj kutie edhe me një folie najlloni të tejdukshme si shtesë për më shum siguri.
Mirëpo çfarë ndodhi, paketimet sërish filluan të arrijnë të dëmtuara tek klientët. Pra, edhe kjo metodë e paketimit dështoi. Ne filluam të përballemi me një situatë mjaft nevrike dhe jo aq të këndshme. Ose paketimi ishte akoma i dobët ose punonjësit e postës i trajtonin pakot pa asnjë lloj mëshire dhe kujdesje minimale. Mirpo ne në kët aspekt nuk patëm se çfar të bëjmë përveç se të vazhdojmë akoma me përforcimin e procesit të paketimit.
Hapi i ardhshëm ishte najlloni me topa ajri apo siç e njohin shumica ” bubble wrap roll”, të cilin mund ta shihni në foton në vazhdim :

Vazhduam me bubble wrap të kutisë të cilën ua tregova më lart dhe ja rezultati :
Numri i pakove të dëmtuara u zvoglua dukshëm mirëpo nuk u zhduk i tëri apo thënë më troç nuk ra në zero. Nga 10 pako të dërguara vetëm njëra doli e dëmtuar. Ky rezultat na dha më shum kurajo për të vazhduar, me çka ne filluam të bindemi se zgjidhja ideale për problemin e pakove të dëmtuara ishte vetëm e vetëm paketim sa më i mirë dhe sa më adekuat.
Pasi morëm pakon e dëmtuar, ne filluam ta analizojmë për të kuptuar ku qëndron lëshimi ynë apo dobësia e paketimit. Pakoja e dëmtuar erdhi me bishtin e thyer, dmth kapësja e gotës ishte e thyer me çka ne menjëherë kuptuam se hapsira e zbrazët brenda kutisë i jepte gotës mundësi për të lëvizur majtas dhe djathtas dhe për tu thyer.
Me këtë ne kuptuam që në pakot e ardhme duhet ti mbushnim zbraztirat në kuti me diçka me ndonjë material me qëllim që gotat të qëndrojnë sa më të fiksuara. Si zgjidhje e pamë stiroporin, copëzat e buta të stiroporit të bardhë do të ishin zgjidhja perfekte për këtë problem.
Dhe kështu, në për porositë e rradhës ne kishim më përvojën e duhur dhe kishim kuptuar se si duhet ta paketonim një gotë keramike. Procesi ishte ky :
- Printimi i gotës sipas kërkesës së klientit.
- Futja e gotës në kuti kartoni.
- Mbushja e kutisë ose hapsirave të zbrazëta në kuti me copëza stiropori.
- Mbështjellja me folie najlloni të tejdukshme.
- Mbështjellja me najllon me topa ajri ose Bubble Wrap.
Rezultati përfundimtarë
Lëshuam shum porosi me këtë metodë të re paketimi dhe rezultati ishte mahnitës. Nga 10 porosi të lëshuara numri i gotave të dëmtuara ishte zero. Tani më, jo vetëm se nuk mernim ankesa nga klientët por ne filluam të marrim lëvdata nga ata për printin kualitativ, për paketimin e sigurtë dhe çdo lloj lëvdate për punën tonë.
Tani më edhe ne si staf ishim shum të kënaqur nga i gjith ky proces i mundimshëm jo i lehtë por që ia vlente çdo sakrificë dhe çdo kokëdhimbje që e kishim.
Me këtë metodë të paketimit ne vazhdojmë sot e kësaj ditë të funksionojmë edhe me gjith artikujt tjerë që i shesim, dhe problemi me pakot e dëmtuara u zhduk, numrin e gotave të thyera e ulëm në zero falë vendosshmërisa tonë për ti shkuar problemit deri në fund.
Kjo nuk do të thotë se ne e arsyetojmë, mënyrën se si punonjësit e postës i qasen pakove të dërguara përmes tyre. Një trajtim më dinjotoz i pakove me mbishkrimin ”kujdes pako që mund të thehet” do të ishte shum më profesional dhe i duhur, mirëpo neve na u desht të pajtohemi për shkak se për momentin kto jan standardet e punës në Maqedoni të veriut po edhe në gjith rajonin e vendeve të Ballkanit perëndimor.