Çka ti dhuroni dikujt i cili sapo ka diplomuar ?
Diplomimi pa dyshim se është një moment kulminant dhe shum i rëndësishëm në jetën e secilit njeri. Prandaj, për raste të tilla ne kemi një sugjerim shum unik dhe kreativ nga ana jonë.
Ju ofrojmë një gotë të personalizuar e përbërë nga materiali keramikë, me dimensione : lartësi 9.5cm dhe diametër apo gjërësi 8.2cm.
Dizajnin fillestar mund ta shihni në foton që e kemi postuar më lartë. Aty kemi vendosur edhe një thënie apo shprehje shum motivuese ” Një titull më shumë, një botë e re para teje ” dhe më pas vjen ”Urime diplomimin”. Këto fjalë pa dyshim se mund të korrigjohen sipas dëshirës tuaj, shembull mund të vendosim një thënie sipas dëshirës tuaj e kshtu me rradhë.
Në fund të gotës, ose në pjesën e poshtme mund ta vendosim edhe emrin e personit ti cilit doni tia bëni dhuratën. Kjo do ta bënte dhuratën edhe më kreative dhe më të personalizuar.
Paketimi i gotave të personalizuara
Gotat e keramikës ne i paketojmë shum mirë në mënyrë që të jen sa më të mbrojtura dhe më të sigurta gjatë transportit me postë.
Gotën e fusim në një qese najlloni, e mbështjellim mirë dhe e vendosim në një kuti speciale me dimensione të përshtatshme me madhësinë e gotës. Kutija është e përbërë nga letra ose kartoni i trashë me veti shum të larta mbrojtëse. Më pas, e mbështjellim edhe një herë me najllon që të jetë sa më e mbrojtur nga dëmtimet eventuale gjatë transportit.
Nëse ju pëlqen kjo ide si dhuratë për diplomim dhe ju keni pyetje për të na parashtruar atëherë ndihuni të lirë që të na kontaktoni duke na shkruar.